Gir: Procesi i skriningut po zhvillohet pozitivisht

Gir: Procesi i skriningut po zhvillohet pozitivisht

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir thotë se procesi i skriningut i filluar gjashtë ditë më parë do të jetë një proces që kërkon angazhim të madh të institucioneve. Skriningu zbatohet në pajtim me Metodologjinë e re në nivel të kllastereve, ndërsa do të zgjasë më së paku 1 vit.

“Ky është një proces i gjatë dhe që kërkon shumë punë dhe përfshirje të gjitha ministrive të vendit. Pra shpejt do vij koha kur edhe ministria e mjedisit do kyçet po ashtu. Ky proces ka filluar me ato që i quajmë vlerat themelore të BE e që janë sundimi i shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë, reformave në administratë dhe menaxhimi me financat publike dhe më pas të përfshihen pra që të gjitha kapitujt pra 33 të atillë që do përfshij gjitha sferat e jetës. Më e rëndësishme është se puna e mirë që bëhet në drejtim të skriningut, që bëhet në komisionin e BE po ashtu përputhet me reformat që jepen në vendin tuaj”, deklaroi Dejvid Gir, ambasador i BE-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button