“Gjatë muajve të dimrit çmimet e energjisë do të jenë të larta”

Çmimet në rritje të energjisë po rëndojnë mbi familjet, por rritja e fundit nuk ka gjasa të nxisë një krizë të naftës të stilit të viteve 1970 dhe duhet të tërhiqet në fillim të vitit të ardhshëm, tha për AFP të martën shefja e ekonomisë së FMN-së Gita Gopinath.

- Advertisements -

“Tani për tani, edhe pse në një afat të shkurtër, gjatë muajve të dimrit, çmimet e energjisë do të jenë të larta, ne presim që ato të zbresin sërish deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm dhe në tremujorin e dytë”, shpjegoi ajo.

Megjithatë, Gopinath pranoi se “rreziku domethënës” është të paturit e një dimri të ashpër, që më pas do të çonte në “ndërprerje të energjisë elektrike shumë më të mëdha, që do të kishin një efekt shumë më të madh në botë”.

“Skenari më i keq do të ishte të kishim një dimër veçanërisht të ashpër në hemisferën veriore, me rritjen e kërkesës për energji dhe, në të njëjtën kohë, ne ende nuk do ta kishim zgjidhur problemin e ndërprerjeve në zinxhirët e prodhimit”, shtoi kryeekonomistja.

Gjithsesi, ajo theksoi se nuk pret një krizë si ajo e viteve 1970, sepse “në përgjithësi, bota varet shumë më pak nga energjia dhe do të duhej një rritje shumë më e madhe e çmimeve të gazit për të çuar në inflacion shumë të lartë dhe rritje të qëndrueshme”.

LEXO EDHE:

Back to top button