Arrestohet në Bogorodicë 42 vjeçari nga Shkupi, ja për çka akuzohet

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:00 në hyrje të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, policia ka privuar nga liria 42 vjeçarin Z.L. nga Shkupi. Gjatë kontrollit të makinës “Pezho’, me targa të Shkupit të cilën e ka drejtuar personi në fjalë, janë gjetur 3 persona, migrantë nga Kuba.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa migrantët janë dërguar në “Qendrën transitore” në Gjevgjeli. 42 vjeçari Z.L. është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button