Gjenden 19 emigrantë, arrestohen tre kontrabandues nga Pakistani

Janë gjetur 19 mërgimtarë në rrethinën e fshatit Stojakovë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë, prej tyre 16 nga India dhe tre nga Pakistani.

“Pas ndërmarrjes së masave është konfirmuar se personat M.O (31), A.A (21) dhe M.A (22) të gjithë nga Pakistani, janë prezantuar rrejshëm se janë nga India, ndërsa në të vërtet kanë qenë udhëheqës të grupit pasi që e kanë pranuar se kanë për qëllim ta dërgojnë në Republikën e Greqisë”, informoi sot MPB-ja.

Për rastin është njoftuar prokuroi publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me urdhër të së cilit të tre personat janë privuar nga liria dhe arrestuar në Stacionin e Policisë në Gjevgjeli, 16 persona emigrantë janë vendosur në Qendrën transite “Vinojug” për procedurë të mëtutjeshme.

LEXO EDHE:

Back to top button