Gjendet drogë gjatë kontrollit të objekteve hotelierike në Shkup

Policët e Njësitit për tregti të kundërligjshme në SPB Shkup, mbrëmë në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Njësitit policor për intervenim, gjatë kontrollit të objekteve hotelierike në zonën e SPB Shkup kanë privuar nga liria 12 persona, njofton. Ministria e Brendshme.

“Në këtë rast, te N.V (42), G.N (20), S.J.(21), A.J(35), G.T.(33), L.R.(34) u gjet lëndë pluhur, ndërsa marihuanë te D.M (23), J.L. (21), L.J.(18), B.B.(26), H.I.(20) dhe D.M.(39)”, njoftuan sot nga MPB.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi sipas nenit 215 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:

Back to top button