Gjendet i vdekur babai i Alisson Becker

Babai i Alisson Becker Jose Becker, ka ndërruar jetë nga një aksident afër shtëpisë së tij, raporton “ESPN”. Jose Becker u gjet i vdekur afër një liqeni që ishte tek shtëpia e tij, ka konfirmuar policia lokale e Brazilit. 57 vjeçari ka qenë duke notuar në pronën e tij, afër qytetit Rincao do Inferno, ku edhe u shpall i zhdukur rreth orës 17:00. Departamenti i zjarrfikësve të Cacapava do Sul ka dërguar një ekip për të asistuar në gjetjen e Becker, dhe rreth orës 23:59 e konfirmuan gjetjen e trupit të pajetë, ku po ashtu treguan se nuk ka ndonjë shenjë të dhunës.

LEXO EDHE:

Back to top button