Gjendet kokainë në anijen me qymyr në Durrës, vinte nga Kolumbia

Gjendet kokainë në anijen me qymyr në Durrës, vinte nga Kolumbia

Orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar një tjetër rast i trafikimit të drogës në Portin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine në hambarin e një anije me qymyr që po vinte nga Kolumbia.

Mësohet se anija është e “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe dhe sasi e kapur ende nuk është peshuar. Nuk dihet ende nëse ka të arrestuar, ndërsa raportohet se kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Anija është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32.

LEXO EDHE:

Back to top button