Gjendet një granatë e pa shpërthyer që nga Lufta e Parë Botërore

Gjendet një granatë e pa shpërthyer që nga Lufta e Parë Botërore

Në Stacionin Policor në Berovë dje është dërguar një mjet i pashpërthyer, i cili supozohet se është i Luftës së Parë Botërore. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se pasi në orën 12:30 është sjellë në stacion municioni i pashpërthyer, menjëherë është marrë për asgjësim nga një profesionist nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në Berovë.

QMK thotë se kjo procedurë është e papërshtatshme nga pikëpamja e sigurisë.

Nga aty, qytetarët apelojnë që për hir të sigurisë së tyre dhe mjedisit rreth tyre, të veprojnë sipas rekomandimeve të sigurisë në raste të tilla.

“Kur zbulojnë ndonjë mjet të pashpërthyer apo mbetje të luftërave të kaluara, rekomandimi për qytetarët është që të mos i prekin dhe t’i lëvizin, por të telefonojnë në 112 në QMK dhe mejti shpërthyes do të trajtohet sipas procedurave dhe standardeve të operimit për raste të tilla nga profesionistë – piroteknikë”, thonë nga QMK.

LEXO EDHE:

Back to top button