“Gjendja e pacientit është shumë e mirë”, ka thënë Musk për implantimin e parë të çipit në trurin e njeriut
"Gjendja e pacientit është shumë e mirë", ka thënë Musk për implantimin e parë të çipit në trurin e njeriut

Implanti i kompanisë Neuralink është krijuar për të lejuar njerëzit të kontrollojnë telefonat inteligjentë dhe teknologjitë e tjera me mendimet e tyre.
Kompania e teknologjisë mjekësore Neuralink, në pronësi të Elon Musk, ka implantuar për herë të parë një implant në trurin e njeriut.
Implanti i kompanisë Neuralink është krijuar për të lejuar njerëzit të kontrollojnë telefonat inteligjentë dhe teknologjitë e tjera me mendimet e tyre.
Majin e kaluar, Neuralink u miratua për të përdorur implantet në një provë klinike njerëzore, pasi më parë ishte testuar te majmunët. Implanti ka 1024 elektroda që roboti i lidh me trurin duke përdorur një gjilpërë.
The first human received an implant from @Neuralink yesterday and is recovering well.
Initial results show promising neuron spike detection.
— Elon Musk (@elonmusk) January 29, 2024
Për provën klinike, Neuralnik kërkoi pacientë me tetraplegji, paralizë të krahëve dhe këmbëve. Kur njerëzit fillojnë të lëvizin, një zonë e caktuar e trurit bëhet aktive. Elektrodat marrin ato sinjale dhe kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të imagjinuar lëvizjen për të kontrolluar një kursor kompjuteri, për shembull. Edhe me një operacion të suksesshëm, pacientët duhet të kalojnë muaj të tërë duke mësuar të përdorin kompjuterët duke përdorur mendimet e tyre.
Disa konkurrentë në lojë
Hulumtimi i lidhjeve të tilla midis trurit dhe kompjuterit ka vite që po vazhdon dhe tashmë tek njerëzit janë vendosur implante të ndryshme.
Neuralink ka disa konkurrentë që gjithashtu shpresojnë të komercializojnë teknologjinë.
Njëra prej tyre, Precision Neuroscience, dëshiron të vendosë implantin e saj, i cili gjithashtu ka 1024 elektroda, në tru në një mënyrë minimale invazive me një prerje shumë të imët në kokë. Rivali Synchron përdor 16 elektroda për të shpërndarë sistemin e tij përmes venave në zonat e duhura të trurit. Hulumtimi klinik i Neuralink është planifikuar për gjashtë vjet, transmeton Hina.