Gjendja e trafikut rrugor në Maqedoninë e Veriut

Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, me intensiteti mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Që nga dita e djeshme, kanë filluar aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e rrugës shtetërore R1202 (R409), aksi Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë, përkatësisht nga Hanet e Mavrovës deri në fshatin Tërnicë, për shkak të së cilës ka ndryshim në regjimin e trafikut, që do të zgjasë 90 ditë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LEXO EDHE:

Back to top button