Liderët botërorë: Problemet globale, kërkojnë bashkëpunim global

Gjatë kohës së sesionit të posaçëm të OKB-së, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të ekzistimit të kësaj organizate, liderët botërorë ranë dakord se nevojitet bashkëpunim më i fortë, veçanërisht përballë problemeve globale, siç është pandemia e koronavirusit.

Kancelarja gjermane Angella Merkel deklaroi se KB-ja pas Luftës së Dytë Botërore mori pjesë në krijimin e rendit të ri botëror dhe komunitetit për ruajtjen e paqes dhe së ardhmes. Kancelarja, megjithatë, theksoi se shumë shpesh KB-ja kishte për të mbetur prapa idealeve të saj, pasi interesat individuale të shteteve anëtare herë pas here pengonin që urdhëri të funksiononte në mënyrën që fillimisht ishte paramenduar. Ajo theksoi se ata që besojnë se mund të bëjnë më mirë, vetë gabojnë.

“Bota jonë është diçka që ne ndajmë, si dhe vuajtjet tona. Ne jemi një botë”, tha Merkel.

Ajo u përqëndrua në pandeminë e Kovid-19 dhe tha se ky është një nga shembujt që tregon se problemet globale kërkojnë bashkëpunim global përtej kufijve kombëtarë dhe në të gjitha nivelet.

KB-ja mund të jetë efektive vetëm kur anëtarët e saj janë të bashkuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet më të rëndësishme të sigurisë, të tilla si situata në Libi dhe Siri, tha kancelarja gjermane. Ajo shtoi se ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të gjetur zgjidhje të përbashkët dhe që KB-ja duhet të vazhdojnë të evoluojnë për të qenë në gjendje të përgjigjet ndaj sfidave globale të shekullit 21.

Mbreti i Spanjës Filipi VI, shprehu mirënjohje për ekzistencën e KB-së, si dhe mirënjohje për të gjithë ata pa të cilët kjo organizatë nuk do të ekzistonte dhe për të gjithë ata që morën pjesë dhe po marrin pjesë në realizimin e misionit të saj.

Mbreti tha se nevojitej unitet dhe bashkëpunim më i madh mes kombeve, siç dëshmohet nga pandemia e Kovid-19, me të cilën bota po lufton.

Spanja, shtoi mbreti, do të mbetet e përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e më të rrezikuarve dhe përmirësimin e jetës së njerëzve si tërësi, duke ndihmuar që vizioni i KB-së të bëhet realitet.

Paraprakisht në seancë, kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, vlerësoi se sfidat e së ardhmes nuk janë të njëjtat sot, si ishin 75 vjet më parë, kur u themeluan Kombet e Bashkuara, dhe se këto sfida kërkojnë angazhimin tonë të plotë dhe luftën për vlera universale.

Siç tha, ai është njëkohësisht politikan dhe qytetar i shqetësuar për të ardhmen e planetit dhe do të dëshironte t’u siguronte fëmijëve të tij dhe të tjerëve liri dhe respekt, një botë pa diskriminim, si dhe qasje në ujë dhe pyje, për të “hapur krahët e tyre”.

Presidenti kinez Si Xhinping tha se pandemia e Kovid-19 është sfidë e madhe për njerëzimin dhe për shkak të realitetit të ri, bota duhet të marrë në konsideratë atë që KB-ja kërkon për botën në epokën post-pandemike.

Siç tha ai, të gjithë duhet të punojmë së bashku për të garantuar siguri, gjë që është e domosdoshme.

Presidenti francez Emanuel Makron tha se shumë ndërtues të paqes kanë premtuar të punonin për KB-në në nivele të ndryshme.

Siç tha ai, ekziston angazhim dhe nevojë për t’u përballur me realitetin.

LEXO EDHE:

Back to top button