Gjendje e stabilizuar në Pollog pas reshjeve, autoritetet në gatishmëri
Gjendje e stabilizuar në Pollog pas reshjeve, autoritetet në gatishmëri
Pas dëmeve materiale të shkaktuara dje nga reshjet e shiut në rajonin e Pollogut, sot gjendja është stabilizuar. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se rrëshqitja e dheut në rrugën drejt zonës së Banjës në Tetovë është pastruar, por qarkullimi mbetet i ndaluar për arsye sigurie.
Rruga drejt fshatit Gjermë është e kalueshme, ndërsa ajo drejt Brodecit ka qenë pjesërisht e kalueshme, me ndërhyrje për pastrim. Në Komunën e Zhelinës, sot është raportuar edhe për lumin Vardar në fshatin Strimnicë, ku është dërguar mekanizëm dhe situata po monitorohet nga autoritetet kompetente.








