Program zgjedhor për Qendër-Zhupë, Ibraim premton zhvillim, pastërti dhe zgjidhje për ujin
Program zgjedhor për Qendër-Zhupë, Ibraim premton zhvillim, pastërti dhe zgjidhje për ujin
Kandidati i Partisë Demokratike të Turqve, i vetmi në garën për kryetar të Komunës Qendër-Zhupë, në programin e tij zgjedhor ka përfshirë zgjidhje për disa nga problemet më të mëdha të komunës. Arijan Ibraim thotë se parashikon qasje për te liqeni i afërt, me qëllim të zhvillimit të turizmit në komunë. Ibraim, në kuadër të fushatës gjithashtu ka premtuar se do të pastrojë komunën nga mbeturinat dhe deponitë ilegale, duke zhvilluar planin e një deponie rajonale. Ai gjithashtu ka thënë se planifikon ta bëjë komunën më të qasshme që mërgimtarët të mund të investojnë dhe të kthehen në vendin e tyre. Nga nja problemet kryesore të komunës është problemi me ujin e pijshëm, të të cilin Ibraim ka thënë se po ashtu parashikon zgjidhje nëse është kryetar në 4 vitet e ardhshme.








