Gjenerali ukrainas: Ekziston rreziku i një sulmi bërthamor rus dhe Lufta e Tretë Botërore

Një komandant ushtarak ukrainas ka paralajmëruar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë, gjë që do të krijonte rrezikun e një konflikti bërthamor “të kufizuar” me fuqitë e tjera, sipas një artikulli që ai shkroi për agjencinë shtetërore të lajmeve të Ukrainës Ukrinform.

Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhny, dha një vlerësim të detajuar të rrjedhës së luftës deri tani në artikull. Zaluzhny shkruan se “kërcënimi i drejtpërdrejtë” i përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike nga Rusia ka një ndikim të madh në vendimmarrjen përkatëse.

Një faktor tjetër është kërcënimi i drejtpërdrejtë që Rusia, në rrethana të caktuara, do të përdorë armë bërthamore taktike, thuhet në artikull. Luftimet në territorin e Ukrainës kanë treguar tashmë se sa shumë i injoron Federata Ruse çështjet e sigurisë bërthamore globale edhe në një luftë konvencionale, shkruan gjenerali ukrainas.

“Kjo rrit shanset e Luftës së Tretë Botërore”

“Është e vështirë të imagjinohet se edhe sulmet bërthamore do të lejojnë Rusinë të thyejë vullnetin e Ukrainës për të rezistuar. Por kërcënimi që do të shfaqet për të gjithë Evropën nuk mund të injorohet. As mundësia e përfshirjes së drejtpërdrejtë të fuqive kryesore të botës në një konflikt bërthamor ‘të kufizuar’, duke rritur shanset për një Luftë të Tretë Botërore”, thuhet në artikull.

“Çdo përpjekje ruse për të ndërmarrë hapa praktikë drejt përdorimit të armëve bërthamore taktike duhet të pengohet duke përdorur të gjithë arsenalin e mjeteve në dispozicion të fuqive botërore”, shtoi ai. “Që nga ai moment, Federata Ruse do të bëhet jo vetëm një kërcënim për bashkëjetesën paqësore të Ukrainës, fqinjëve të saj dhe një numri të madh vendesh evropiane, por edhe një shtet vërtet terrorist në shkallë globale”, përfundon gjenerali ukrainas. /businessinsider

LEXO EDHE:

Back to top button