Gjeorgji: Kryeministri Gakharia jep dorëheqje

Kryeministri gjeorgjian, Guiorgui Gakharia dha sot dorëheqjen në shenjë proteste kundër vendimit të një gjykate për ndalimin e një drejtuesi të opozitës, një kthesë e re në krizën politike që ka tronditur vendin që nga zgjedhjet legjislative të tetorit.

“Unë kam marrë vendimin për të lënë detyrat e mia”, theksoi Gakharia gjatë një takimi qeveritar të transmetuar në televizion, duke besuar se ”ky vendim gjyqësor përbën një rrezik për shëndetin dhe jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe krijon mundësinë për një përshkallëzim politik në vend”.

Nika Melia, drejtues i Lëvizjes Kombëtare të Unifikuar (MNU), një parti e themeluar nga ish-presidenti në mërgim, Mihail Sakachvili, është akuzuar nga drejtësia për organizim të dhunës masive gjatë manifestimeve të në shkallë të gjerë që goditën përgjatë një jave vendin në 2019.

Një gjykatë gjeorgjiane urdhëroi paraburgimin e tij të mërkurën. Ai rrezikon nëntë vjet burg./atsh

LEXO EDHE:

Back to top button