Gjeorgjia befason të gjithë, shkon në fazën e dytë në paraqitjen e parë në Evropian

Gjeorgjia ka befasuar shumë kënd, teksa në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit mundi me rezultatin e pastër, 2 me 0, Portugalinë, duke arritur të sigurojë një vend mes më të mirëve të “Euro 2024”, në edicionin e tyre debutues e në anën tjetër, Turqia arriti një barazim drithërues përballë Çekisë, duke u pozicionuar si skuadra e dytë më e mirë në Grupin F.

Djemtë e teknikut Vili Sanjoll, që shënuan nga një gol në secilën pjesë, teksa fillimisht ishte “fantazisti” Kvicha Kvaratskhelia, i cili tundi rrjetën e Diogo Costa, që në minutën e 2’-të të sfidës e më tej Georges Mikautadze çoi sferën pas shpatullave të “gardianit” portugez, në minutën e 55’-të, për të “vulosur” gjithçka.

Në krahun tjetër, Turqia e Vinçenzo Montella ka arritur gjithashtu një sukses të madh, teksa ka mundur me rezultatin e ngushtë 1 me 2, Republikën Çeke, me Çenk Tosun e Hakan Çalhanoglu që nxorrën të “pavlefshëm” golin e Souçek, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën e ardhshshme të Euro 2024, aty ku në fazën e 1/16-ve do të përballen me Austrinë, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.

Kështu, pas Portugalisë, e cila e siguroi në xhiron e dytë kualifikimin dhe siç theksuam më lart, Turqisë, në raundin tjetër do të kalojë edhe Gjeorgjia, me “Kryqtarët” që e mbyllën rrugëtimin e tyre, në fazën e tyre, në vendin e 3-të, me 4 pikë, por që ka mjaftuar për të arritur kualifkimin mes skuadrave më të mira të vendit të tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button