Gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj

Gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj

Nëse nuk jeni të sinqertë, mjekët nuk do të jenë në gjendje të përcaktojnë plotësisht diagnozën e saktë.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mos heshtni për simptomat që keni.

Problemet e fshikëzës

Vështirësia në urinim dhe dhimbje barku mund të tregojnë gjithashtu sëmundje serioze si infeksione të veshkave dhe tumore.

Nëse i dinë të gjitha simptomat, mjekët mund të gjejnë një zgjidhje për këto probleme, shkruan Eat This Not That.

Shëndeti seksual dhe riprodhues

Shëndeti seksual dhe riprodhues është vendimtar për shëndetin e të gjithë organizmit dhe cilësinë e jetës.

Mosfunksionimi erektil, infeksionet, dhimbjet gjatë dhe pas marrëdhënieve seksuale dhe periodat e dhimbshme janë vetëm disa nga problemet e shëndetit riprodhues, ndaj është e rëndësishme ta diskutoni këtë me mjekun tuaj.

Sasia dhe cilësia e të ushqyerit

Shumë probleme shëndetësore lidhen me ushqimin e pashëndetshëm, dietat strikte dhe mungesën e vitaminave, mineraleve dhe proteinave.

Një pasqyrë në mënyrën e të ushqyerit do t’i lejojë mjekut të gjejë shkakun e sëmundjes dhe të përcaktojë metodën më të mirë të trajtimit – transmeton KP.

Barna

Mjekët duhet të dinë se çfarë ilaçesh jeni duke marrë, nëse keni ndonjë efekt anësor ose nëse nuk i merrni ato rregullisht. Këto janë të gjitha informacionet kryesore që mund të ndihmojnë në diagnostikimin e problemit.

Suplementet

Suplementet shpesh përdoren për shumë qëllime nga humbja e peshës, përmirësimi i funksionit seksual e deri te shëndeti më i mirë mendor.

Megjithatë, ato mund të shkaktojnë edhe efekte anësore serioze, ndaj është e rëndësishme t’i tregoni mjekut tuaj se çfarë po konsumoni.

Mënyra e jetesës

Zakonet e gjumit dhe ushtrimeve, konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe gjendja mendore janë gjithashtu informacione të rëndësishme për zbulimin e shkakut dhe përcaktimin e diagnozës.

LEXO EDHE:

Back to top button