Gjerdani me diamante dhe perla i Princeshës Diana del në ankand

Gjerdani me diamante dhe perla i Princeshës Diana del në ankand

Gjerdani përrallor me diamante dhe perla i Princeshë Dianës ka dalë në ankand. Princesha u shfaq me të në vitin 1997 në një shfaqje gala të Baletit Kombëtar Britanik të Liqenit të Mjellmave, ku askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një prej daljeve të saj të fundit publike, sipas medias së huaj.

Diana dukej magjepsëse me një fustan të shkurtër të nga stilisti Jacques Azagury ku gjithë vëmendjen e mori gjerdani me perla të Detit të Jugut të bërë me porosi nga Garrard.

Argjendaria e kurorës krijoi gjerdanin bashkë me një grup vëthësh të ngjashëm, të cilët nuk ishin të përfunduar në atë kohë, bazuar në dizenjimet e vetë Princeshës Diana.

E njohur tashmë si “Swan Lake Suite”, gjerdani dhe vathët do të dalin në ankand nga Gurernsey’s muajin e ardhshëm.

“Diana ishte një vajzë kur ishte princeshë”, tha presidenti i Guernsey, Arlan Ettinger për Women’s Wear Daily .

Gjerdani përmban 178 diamante dhe pesë perla të Detit të Jugut, dhe vathët përmbajnë dy perla dhe gjashtë diamante.

Pronari aktual i grupit është Mark Ginzburg tha: Ato bizhuteri supozohej të bëheshin ikonike dhe të çmuara.

“Suite Swan Lake” do të dalë në ankand nga Guernsey’s më 27 qershor në Hotel Pierre në New York City.

LEXO EDHE:

Back to top button