Gjermani, 12 viktima dhe 2.503 raste të reja me koronavirus

Brenda 24 orëve të fundit në Gjermani 2.503 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Instituti Robert Koch deklaroi se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2.503 raste me COVID-19.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona për shkak të Covid-19 thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se numri i rasteve me Covid-19 në Gjermani ka arritur në 291.122 ndërsa numri i vdekjeve nga virusi në 9.500.

Më tej thuhet se numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 257.900.

LEXO EDHE:

Back to top button