Gjermani, 839 viktima të reja nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani, 839 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Instituti Robert Koch (RKI) i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, njoftoi se me vdekjen e 839 personave në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 u rrit në 55.752. Ndërsa me 14.22 raste të prekura me COVID-19 në 24 orët e fundit numri i rasteve shkoi në 2.192.850. Gjithashtu numri i pacientëve me COVID-19 në kujdes intensiv arrin në 4.437, prej të cilëve 2.485 janë të intubuar. Në vend deri më tani 1.738.236 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 366.081 persona e kanë marrë dozën e dytë te vaksinës. Gjithsej 2.104.317 persona e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button