Kosovë, 24 vjet burgim për personin që vrau të vëllain

24 vjet burgim ndaj një personit që vrau të vëllain në mars të 2019-s në fshatin Studençan të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prizren. Motivi i vrasjes kishte të bënte rreth një kontesti pronësor mes tyre. Në këtë ngjarje tragjike kishte mbetur e lënduar rëndë edhe një grua

“Në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarit B.G., i shqiptohet DËNIMI UNIK me BURGIM në kohëzgjatje njëzetekatër (24) vitesh, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17.03.2019 e këndej”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Tutje në vendimin e gjykatës thuhet se “Gjykata ka shpallur dënim unik me 24 vite burgim ndaj të akuzuarit B.G., për veprat penale vrasjes së rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Nga B.G. janë konfiskuar:

– një pistoletë me mbishkrim HS-9 e kalibrit 9×19, prodhim Kroat, me numër serik H107964,

– një (1) karikator, një (1) gëzhojë kal 9 mm Mod GFL Luger,

– një (1) fishek kal 9 mm Mod GFL Luger,

– një (1) gëzhojë kal 9 mm Mod GFL Luger,

– një (1) fishek kal.9 mm, mod. KMP-9P,

– një (1) fishek cal.9mm mod, KMP-9P,

– një (1) gëzhojë kal. 9 mm model KMP-9P,

– një (1) predhë, një ( 1) predhë, një ( 1 ) predhë e deformuar,

– një gëzhojë kal. 9 mm, mod KMP – 9P,

– një ( 1 ) gëzhojë kal. 9 mm mod. – KMP – 9P,

– një ( 1 ) gëzhoj kal. 9 mm, mod. Luger SB,

– një pushkë gjuetie model CSP 555 prodhim turk kal. 12 – GA me numër serik 175130, katër ( 4 ) fishek kal 12 GA dhe 2 fragmente që dyshohet të jetë predhë e plumbit

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

LEXO EDHE:

Back to top button