Gjermani: Kryefamiljari dyshohet se vrau familjen për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit

Janë bërë publike detaje të reja nga ngjarja tragjike, ku brenda një shtëpie ishin gjetur pesë kufoma të një familjeje.

Policia gjeti dy prindërit, të dy 40 vjeç, dhe tre fëmijë të moshës katër, tetë dhe 10 vjeç, të vdekur nga plagët me armë zjarri në një shtëpi në Konigs Wusterhausen në jug të Berlinit, të shtunën e kaluar.

Një burrë dyshohet se vrau gruan e tij, tre fëmijët e më pas edhe vetën, për shkak të një certifikate të vaksinimit.

Sipas hetimeve, organet e rendit gjetën një letër lamtumirëse, që ishte lënë nga kryefamiljari, i cili dyshohet se e kishte kryer aktin e rëndë.

Ai shkroi se kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi për gruan e tij.

Këtë e kishte kuptuar punëdhënësi i gruas dhe për pasojë çifti frikësohej se do të arrestoheshin dhe do të humbnin fëmijët e tyre.

Kështu deklaroi prokurori Gernot Bantleon, shkruan Stern.de.

Policia, të shtunën, kishte marrë informacion nga dëshmitarët që kishin parë trupa të pajetë brenda një banese në jug të Berlinit.

Ngjarja e tmerrshme vjen pasi Gjermania i ka forcuar kufizimet, duke u përpjekur për të frenuar një valë të katërt të pandemisë së koronavirusit.

Nga muaji i kaluar, punonjësve u është kërkuar të tregojnë se janë vaksinuar, shëruar ose test negativ për COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button