Putin pritet të kërkojë garanci sigurie nga NATO në takimin me Biden

Presidenti rus Vladimir Putin synon të vendosë garancitë e sigurisë reciproke në krye të axhendës kur të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të martën.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se ‘’siguria si për Rusinë ashtu edhe për NATO-n do të jetë tema kryesore e diskutimit gjatë takimit mes dy liderëve’’.

Putin së fundmi i bëri thirrje NATO-s që t’i japë fund zgjerimit të saj drejt lindjes dhe bëri thirrje për garanci me shkrim nga aleanca. Putin, nga ana e tij, tha se ‘’edhe Rusia do të ishte e gatshme t’i japë aleancës garancitë e saj të sigurisë’’.

Rusia kërcënohet nga një avancim i NATO-s dhe dëshiron të parandalojë fqinjët e saj dhe ish-republikat sovjetike, Ukrainën dhe Gjeorgjinë që t’i bashkohen aleancës.

“Garancat e sigurisë nuk mund të jenë të njëanshme, kjo është e qartë,” tha Peskov.

Sipas Kremlinit, takimi përmes videos do të nisë të martën rreth orës 15:00 GMT dhe pritet të zgjasë deri në mbrëmje.

Të dy liderët zhvilluan  takimin e tyre të parë si udhëheqës të kombeve të tyre përkatëse në një samit në Gjenevë në qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button