Gjermani, ndërtesë me printim tredimensional

Gjermani, ndërtesë me printim tredimensional

Zakonisht qendrat e të dhënave nuk njihen për ndonjë arkitekturë ekstravagante. Por një ndërtesë që është duke marrë formë në Hajdelberg të Gjermanisë, do të bjerë me siguri në sy. Fasada ngjan me një perde me rrudha që kalon përgjatë gjithë strukturës së ndërtesës. Kreativiteti i arkitektëve ka qenë më i madh se zakonisht, falë teknikës speciale të krijimit të konstruksioneve me printim tredimensional, 3D. Kur të përfundojë qendra e të dhënave me një kat do të jetë 54 metra e gjatë, 11 metra e gjerë dhe nëntë metra e lartë. Ndërtesa që pritet të përfundojë në muajin korrik, do të jetë ndërtesa më e madhe në Evropë, ndërtuar me printim tredimensional. Pjesën më të madhe të kohës, në vendin e punës ndodhen vetëm dy punëtorë që operojnë me printerin. Ndryshe nga betoni që hidhet në mënyrë konvencionale, betoni që hidhet me printim e ruan formën. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button