Gjermani: vaksinimi me detyrim – papritur i përfytyrueshëm?

Vala e katërt e koronës po e godet Gjermaninë me të gjithë fuqinë. Në një kohë që Austria ka vendosur t’i bëjë të detyrueshme vaksinimet nga shkurti i vitit që vjen, në politikën gjermane po shtohen zërat për të ngadalësuar valën e infektimeve me vaksinime me detyrim.

Në veçanti tek partitë konservatore unioniste po bëhen gjithnjë e më të fortë zërat për një vaksinim të përgjithshëm me detyrim. Së fundmi, disa përfaqësues u shprehën hapur në favor të vaksinimit të detyrueshëm, duke përfshirë kryeministrin e Schleswig-Holstein-it. Daniel Günther dhe kryeministrin e Bavarisë Markus Söder. Kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSU-së Söder tha se krerët e partisë së tij e mbështesin një kërkesë të tillë.

Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek, mund ta përfytyrojë gjithashtu vaksinim me detyrim për të gjithë, përballë rritjes së shpejtë të numrit të infektimeve. “Unë kam qenë gjithmonë një kundërshtar i vaksinimeve me detyrim,” tha ai për Deutschlandfunk. Por ai tani beson se “ne duhet të flasim për këtë temë relativisht shpejt”. Vaksinimi me detyrim nuk do të ndihmojë sot dhe nesër, por është rruga për të dalë nga pandemia. “Personalisht, si mjet të fundit, tani në fakt jam për këtë vaksinim të përgjithshëm me detyrim”. Kjo duhet të diskutohet relativisht shpejt në Berlin – nevojitet një zgjidhje mbarëkombëtare

LEXO EDHE:

Back to top button