Gjermani, zgjerohet lista e zonave me rrezik për shkak të Covid-19

Gjermania zgjeroi listën e rajoneve me rrezik në Belgjikën fqinje, Islandë dhe rajonet në Europë duke përfshirë tashmë të gjithë Francën, në sfondin e rritjes së infektimeve me COVID-19, shkruan ATSH.

Ky aktualizim i ri, i vendosur nga Instituti Shëndetësor Robert Koch, bën të ditur që 17 vende të BE-së janë tashmë të klasifikuara në zonën me rrezik, pjesërisht ose plotësisht.

Në Francë, rajonet e Pays de la Loire dhe Burgundy janë shtuar në listë. I gjithë vendi tani është në shënjestër, me përjashtim të rajonit kufitar të Grand Est, veçanërisht i goditur rëndë në fillim të pandemisë.

Disa rajone të Britanisë së Madhe bëjnë pjesë për herë të parë me Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëroi kundër udhëtimeve turistike, jo thelbësore, me destinacion këto zona të reja, ku numri i rasteve të reja të infektimit me COVID-19 ka kaluar tashmë pragun e 50 rasteve për 100 000 banorë në shtatë ditë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sot masa të reja kufizuese për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit të ri përballë një rritjeje të infektimeve në vend dhe ndërkohë që dimri po afrohet.

Drejtuesja konservatore, që do të mbledhë sot drejtuesit e 16 shteteve rajonale, kërkon gjithashtu reduktimin në 25 të numrit të pjesëmarrësve në një festë private dhe në 50 për një festë në një hapësirë publike në rast të rritjes së fundit të numrit të infektimeve me COVID-19, sipas projektligjit që do të miratohet gjatë këtij takimi.

Në lidhje me: Gjermani, 12 viktima dhe 2.503 raste të reja me koronavirus

Sipas Institutit, Robert Koch, vendi ka regjistruar dje 2 503 raste të reja me COVID-19 duke kaluar për herë të dytë në disa ditë pragun prej 2 500.

LEXO EDHE:

Back to top button