Gjermania, 250 viktima dhe mbi 7 mijë raste të reja me Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Gjermani kanë humbur jetën 250 persona. Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), 7.485 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 2.674.710.

Gjithashtu me 250 vdekjet e reja, numri i viktimave është rritur në 74.964. Në Gjermani, 7 milionë e 650 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa 3 milionë e 500 mijë të tjerë dozën e dytë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi që zhvilloi nëpërmjet video konferencës me kryeministrat e rajoneve njoftoi ashpërsimin e masave të marra në kuadrin e luftës kundër COVID-19 duke deklaruar se është zgjatur deri më 18 prill afati i masave i cili ishte i vlefshëm deri më 28 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button