Konjare, s’ka zgjidhje problemi me gërmimet

Gërmimet në lumin Pçinjë në Konjare të Mesme, vazhdonin edhe sot. Pavarësisht dyshimeve të ngritura nga ana e institucioneve se koncensioneri nuk po vepron në përputhje me pikat e marrëveshjes së koncesionit, një vendim përfundimtarë  që detyron kompaninë të ndërpresë punën në terren,  ende nuk është sjellë.

“Sot kanë nisur me punë në mëngjes, nga ora 07:00. Momentalisht paskan ndaluar, me siguri janë duke pushuar, hanë drekë, sepse pastaj fillojnë përsëri. Këta po shkojnë këndej, duan të na vijnë në fshat. Ne vetëm të lëmë shtëpitë dhe të largohemi. Kemi qenë tëk të gjithë me radhë, të gjithë na kanë premtuar, por ja në fund se çfarë bëhet”

“100% do të vijë policia si më parë që bënte kur protestonim. Një ditë pas protestët vinin police na merrnin deklarata dhe na shqiptojnë neve Padi Penale. Ka rreth 20 persona në fshatin tonë mbi të cilët janë ngritur Padi Penale.Shoferët e tyre janë pa patent shoferi, kamionët I kanë të paregjistruar. Presion të tillë vetëm në palestinë, këtu tek ne në Konjare të Mesme”

Inspektorët do të dalin në terren përsëri të martën e ardhshme për të bërë matjet dhe për të mbledhur më shumë prova, që mund të përforcojnë dyshimet e tyre për parregullsi. Alsat mëson se pronari i kompanisë “ Europrogres” ka kërkuar që në një proces të tillë të marrë pjesë edhe një gjeodet i angazhuar nga ana e tij. Uji që nga lumi Pçinjë ka depërtuar në pjesën e gërryer të tokës bujqësore ku koncensioneri realizon punimet, e njohur si zona B, i ngjan një moçali. Për shkak të këtij të fundit, thonë banorët, gjatë verës insektet, kryesisht mushkonjat “ pushtojnë” shtëpitë e tyre, duke i rrezikuar, siç thonë edhe nga përhapja e ndonjë sëmundje. Nga vizita e tyre e fundit e  në terrenin në fjalë, ministri Nuredini dhe Nikollovski  thanë se puna e koncensionerit do të ndërpritet menjëherë në momentin kur do të mblidhen dëshmi të mjaftueshme për të treguar se ka parregullsi.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button