Gjermania eliminon Serbinë nga ATP Kupa

Kombëtarja e tenisit të Gjermanisë, u kualifikua në gjysmëfinale të ATP Kupës në Melburn, pasi që në sfidën përcaktuese të Grupit A, mundi kombëtaren e Serbisë me 2-1. Fitoren kryesore, Gjermania e siguroi në prëballjen e dysheve, në të cilën Lenard Shtruf dhe Aleksandar Zverev, mundën dyshen e Serbisë, Novak Gjokoviq-Nikolla Çaçiç, me rezultat 2-1 në sete, ose 7-6, 5-7 dhe 10-7 në geme. Kombëtarja e Gjermanisë në tenis, në gjysmëfinale do të përballet me Rusinë, ndërsa dyshen tjetër të gjysmëfinales e përbëjnë Italia dhe Spanja.

LEXO EDHE:

Back to top button