Gjermania i vendos brigjet e Kroacisë në listën e vendeve të konsideruara si zona me rrezik – ALSAT-M


Gjermania ka vendosur një pjesë të brigjeve turistike të Kroacisë në listën e vendeve që konsiderohen si zona me rrezik për shkak të numrit të lartë të rasteve me COVID-19, njoftoi sot Instituti shëndetësor RKI.

“Ndërkohë Luksemburgu është hequr nga kjo listë e cila parashikon që udhëtarët që kthehen nga këto vende të testohen dhe të karantinohen”, sipas Institutit Robert-Koch.

Sidoqoftë, masa në lidhje me Kroacinë nuk përfshin zonën shumë turistike të Dubrovnikut. Kjo masë është e kufizuar në rajonet e Sibenik-Knin dhe Split-Dalmatia, që përfshin ishuj më të frekuentuar nga turistët gjatë verës.

Në një vendim shumë spektakolar, Gjermania vendosi të premten e kaluar Spanjën mes zonave të rrezikut, vend ky, që është destinacioni i preferuar i pushimeve për gjermanët që shkojnë atje me miliona çdo vit, veçanërisht në ishullin e Majorkas.

Gjermania është në gatishmëri përballë kërcënimit për një valë të dytë dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi çdo masë për të lehtësuar rregullat shëndetësore aktualisht në fuqi, ashtu si mbajtja e maskës në transportin publik, dyqane dhe restorante.

Konsideruar si një model për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 në Europë, Gjermania ka regjistruar 1 707 raste të reja me COVID-19 dhe 10 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke arritur në nivelet e fundit të prillit, një periudhë e konsideruar si piku i pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button