Gjermania ka paralajmëruar shtetasit e saj që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut për shkak të alarmeve për bomba

Gjermania ka paralajmëruar shtetasit e saj që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut për shkak të alarmeve për bomba

Gazetar: Mefail Ismaili

Alarmet e rrejshme për bomba në vendin tonë të cilat zgjasin me muaj, kanë bërë që shtetet evropiane tu bëjnë apel qytetarëve të tyre që të kenë kujdes kur udhëtojnë për në Maqedoni. Ministria e Punëve të jashtme të Gjermanisë, siç njofton “Deutsche Welle” i ka paralajmëruar qytetarët gjerman që para se të udhëtojnë për në Maqedoni, të informohen nga media të besueshme lokale dhe sociale lidhur me situatën aktuale dhe t’i ndjekin rekomandimet e autoriteteve të sigurisë.

“Kërcënime me bomba kundër institucioneve dhe objekteve publike në kohën e fundit janë regjistruar në Shkup. Në fillim ishin nëpër shkolla dhe objekte shtetërore, por në ndërkohë janë shtrirë edhe te hotelet dhe institucione të tjera. Së fundi, i domosdoshëm ishte evakuimi i Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup ku qarkullimi, patjetër duhej të ndërpritej përkohësisht”, thonë nga Ministria e Punëve të jashtme të Gjermanisë.

Osmani thotë se e informuan NATO-n për alarmet me bomba, pasi ky problem konsiderohet si rajonal. Ai shton se përgjigja është se Aleanca ka filluar të bëjnë analiza.

“NATO nuk ka kapacitete të tilla për të bërë investigime që bën policia zakonisht, por më tepër për të parë cilat janë kapacitetet e sistemit për të rezistuar sistemet hibride në periudhë afat mesme dhe afat gjate. Kurse ndihmë konkrete për të zbuluar aktorët MPB në bashkëpunim me ne bën me shërbimet e shteteve mike, partnerëve tanë. Por sido qoftë, ajo që dua të jap siguri është se vendi është stabil, nuk ka indikacione për çfarëdo destabilizimi”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Tanimë një periudhë më të gjatë vendi për çdo ditë ballafaqohet me alarme të rrejshme për bomba. Alarmet fillimisht ishin nëpër shkolla të kryeqytetit por edhe në qytete të tjera, më pas nëpër institucione shtetërore dhe së fundmi edhe nëpër qendra tregtare, hotele./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button