Gjermania ka vendosur të forcojë praninë e saj ushtarake në Ballkanin Perëndimor

Gjermania ka vendosur të forcojë praninë e saj ushtarake në Ballkanin Perëndimor

Gjermania ka vendosur të forcojë praninë e saj ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Me kërkesë të qeverisë federale, Bundestagu e ka miratuar vendimin qysh në korrik, me shumicë të madhe, për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa sot është vendosur që në Bosnje-Hercegovinë të dërgohen deri në 50 ushtarë, të cilët do të marrin pjesë atje në kuadër të misionit ndërkombëtar Eufor. Kjo do të thotë se trupat gjermane do të rikthehen në Bosnjë-Hercegovinë, pas plotë 10 vitesh, sepse trupat gjermane janë larguar nga ky vend në vitin 2012. Ndërsa në misionin e Kforit në Kosovë ato janë të përfshira që nga vitit 1999. Në mediat gjermane nënvizohet se rikthimi i ushtarëve gjermanë në Bosnjë-Hercegovinë përputhet me kohën e shtimit të frikës nga influenca ruse në këto rajone, në veçanti në Republikën Serpska dhe në Serbi, ku Rusia ka aleatë të fuqishëm. Sa i përket Kosovës, Gjermania vazhdon të ketë atje një kontigjent të saj prej rreth 70 trupash. Por ekziston mundësia ligjore e shtimit të numrit të ushtarëve edhe atje, në rast nevoje./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button