Kallëzim penal për krime lufte ndaj nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

Kallëzim penal për krime lufte ndaj nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” dorëzoi në Prokurorinë Speciale të Kosovës kallëzim penal për krime lufte ndaj tashmë nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq. Shkëndije Hoda, përfaqësuese e kësaj organizate, tha se kanë mbledhur dëshmi civile për, siç tha ajo, krime që dyshohet se Deliq i ka kryer ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës së 549 të ushtrisë jugosllave. Edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, që heton krimet e luftës, ka ngritur dy kallëzime penale kundër Bozhidar Deliq për krime në Kosovë. Deri më tani nuk ka nisur ndonjë proces penal ndaj tij në Serbi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button