Shpërthim në depon e armëve në krime, dy persona mbetën të plagosur

Shpërthim në depon e armëve në krime, dy persona mbetën të plagosur

Dy persona janë plagosur pasi një depo municionesh shpërtheu në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Për pasojë, në zonat deri në 5 kilometra përreth depos ka nisur evakuimi i njerëzve. Kështu ka bërë të ditur pala ruse. Edhe javën e kaluar avionët luftarakë rusë u shkatërruan në një sulm të dukshëm ukrainas në bregun e Krimesë. Ndërkohë zyrtarët rusë në një reagim të parë pas ngjarjes thanë se ishte një zjarr ai që solli më pas shpërthimet në një depo armësh në zonën Dzhankoi në Krimenë veriore. Por këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo la të kuptohet se shpërthimet nuk ishin aksidentale. Gadishulli i Krimesë ka një rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike për të dyja palët./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button