Gjermania mposht Letoninë dhe kalon në gjysmëfinale

Përfaqësuesja e Gjermanisë në basketboll është skuadra e tretë gjysmëfinaliste në Kampionatin Botëror. Gjermanët në çerekfinale kanë arritur fitore ndaj Letonisë pas një ndeshje shumë të fortë me dy pikë diferencë 81:79.

Ka qenë një ndeshje shumë e barabartë me dy përfaqësueset që krijonin epërsi kohë pas kohe, por në fund gjermanët morën fitoren.

Ylli i Orlando Mexhik, Franz Vagner ka qenë shënuesi më i mirë te gjermanët në këtë duel me 16 pikë e tetë kërcime. Te letonezët më së shumti u dallua Arturs Zagars me 24 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

LEXO EDHE:

Back to top button