Gjermania përgatitet të ndalojë importin e naftës ruse

Dy ministra të lartë të Gjermanisë, kanë potencuar Gjermania do të bëjë një kthesë të madhe ndaj naftës ruse dhe se qeveria e tyre është e gatshme të mbështesë ndalimin e importeve nga Rusia, shkruan Sky Neës.

Ministri i Financave, Christian Lindner dhe Ministri i Ekonomisë Robert Habek kanë theskuar se vendi i tyre do të jetë në gjendje të tejkalojë mungesat e naftës dhe rritjen e çmimeve. Gjermania ka hezituar të ndërpresë furnizimet me gazin rus, pavarësisht lëvizjeve të ngjajshme nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, sepse ajo varet shumë nga nafta ruse.

Në Bruksel, Habek theksoi se Gjermania do të mbështes një ndalim të importeve të naftës ruse në Bashkimin Eevropian, edhe nëse kjo do të thotë se ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë.

“Gjermania nuk është kundër ndalimit të importit të naftës në Rusi. Sigurisht që është një barrë e rëndë, por ne do të ishim të përgatitur ta bënim,” tha ai.

Gjatë fundjavës, dy diplomatë të BE-së thanë se Bashkimi Evropian po kërkon gjithnjë e më shumë një ndalim të naftës ruse, deri në fund të vitit.

LEXO EDHE:

Back to top button