Gjermania planifikon të transportojë me trena drithërat ukrainase

Gjermania planifikon të transportojë me trena drithërat ukrainase

Hekurudha kombëtare gjermane, planifikon që të nisë shërbimet e trenave të mallrave për të transportuar eksportet e drithërave ukrainase në portet gjermane, që më pas dërgesat të mund të ngarkohen nëpër anije. Drithërat do të sillen me trena në portet gjermane, përfshirë portet në Rostok, Hamburg dhe Brake, tha kompania e hekurudhave. Detajet se sa do të jetë kapaciteti i eksporteve të drithërave nuk janë bërë publike, por planifikohet që disa trena brenda javës të transportojnë drithin. Këta trena kryesisht do ta marrin drithin ukrainas në Rumani. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se mungesa e drithërave ukrainase, që kryesisht eksportohen në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, po kërcënojnë që të ketë uri dhe migrim në masë “në një shkallë të paprecedentë”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button