Twitter rikthehet pasi mijëra përdorues raportuan probleme me rrjetin social

Twitter rikthehet pasi mijëra përdorues raportuan probleme me rrjetin social

Twitter kishte rënë nga sistemi për rreth 40 minuta, në një ndërprerje të madhe për rrjetin social.

Problemet kishin prekur webfaqen e Twitter-it, aplikacionet në telefon si dhe aplikacionin TweetDeck të kompanisë.

Në platformën online, Downdetector, që ofron informacione në kohë reale për gjendjen e faqeve, u regjistruan mijëra raporte me problemet në Twitter.

Shumë përdorues nuk arrinin të kyçeshin në aplikacion.

Vet Twitter reagoi përmes një statusi, dhe tha se po punon për të rregulluar problemet.

“Disa prej jush keni probleme për t’u qasur në Twitter dhe ne po punojmë për ta rikthyer për të gjithë. Faleminderit që qëndroni me ne”, shkroi Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button