Ali Ahmeti: Propozimi francez nuk cënon gjuhën maqedonase

Ali Ahmeti: Propozimi francez nuk cënon gjuhën maqedonase

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se duhet të vuloset e ardhmja e vendit tone, drejt Evropës.

“Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapërimin drejt rrugës së integrimit.

Të qarta dhe shumë decide ishin sot deklarimet e kryetares së Komisionit Evropiane, Ursula von der Leyen për përkrahjen që na japin të gjitha shtetet e Evropës, për përmbajtjen e propozimit të presidencës franceze që nuk cënon në asnjë mënyrë tiparet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe historik të bashkëqytetarëve tanë maqedonas.

Bashkë kemi ndërmarrë vendime të rëndësishme që u dëshmuan të dobishme për të gjithë ne, prandaj këto ditë le të reflektojmë thellë dhe le të vulosim ardhmërinë tonë evropiane. Evropa na pret”, ka shkruar Ahmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button