Gjermania prezanton ndryshime në mënyrën e marrjes së dokumenteve personale

Marrja e një karte identiteti ose pasaporte të re në Gjermani përfshin gjithmonë një vizitë në zyrën e identitetit. Megjithatë, në të ardhmen, aplikantët do të kenë mundësinë që dokumenti të dërgohet me postë direkt në adresën e tyre të shtëpisë.

Ministria Federale e Brendshme planifikon t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e dërgesës direkte, tha zëdhënësja e MPB-së në një pyetje të Deutsche Presse-Agentur.

Deri më tani, aplikantët për një dokument të ri identifikimi zakonisht duhej të shkonin dy herë në zyrën komunale – për të dorëzuar kërkesën dhe më pas për të marrë dokumentin. Postimi i drejtpërdrejtë i dokumenteve të reja të identitetit u njoftua për herë të parë në mes të majit, kur u hoqën shumë kufizime për koronavirusin. Zëdhënësja nuk specifikoi një kohë se kur mund të bëhet e mundur ajo dërgesë e drejtpërdrejtë.

LEXO EDHE:

Back to top button