Gjermania pritet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të vitit 2021

Gjermania pritet të jetë në gjendje të fillojë imunizimin e njerëzve kundër koronavirusit në tre muajt e parë të vitit 2021, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, “unë vlerësoj se do të mund ta fillojmë imunizimin në çerekun e parë të vitit të ardhshëm”, tha Spahn.

Ai theksoi se vaksinimi do të jetë vullnetar.

Gjermania është ende duke pritur që studiuesit e saj ta zhvillojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Autoritetet planifikojnë të bëjnë fillimisht vaksinimin e grupeve me rrezik të lartë, përfshirë njerëzit që vuajnë nga kushte para-ekzistuese mjekësore, të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e shtëpive të pleqve.

Gjermania ka konfirmuar në total mbi 332,000 raste me koronavirus.

Prej tyre, mbi 9,600 kanë vdekur dhe afro 280,000 janë shëruar.

Aktualisht, në të gjithë botën, janë duke u zhvilluar rreth 170 vaksina të mundshme kundër koronavirusit.

Prej tyre, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 26 janë në faza të testimit në njerëz./REL/

LEXO EDHE:

Back to top button