Gjermania regjistron 23.679 raste të reja me Covid-19

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 440 të vdekur dhe 23.679 raste të reja me Covid-19, që është numri më i lartë i rasteve pozitive brenda një dite që nga fillimi i pandemisë.

Instituti “Robert Koch” sot theksoi se në Gjermani janë regjistruar 23.679 raste, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 1.242.203.

Nga koronavirusi janë shëruar 922.100 persona.

Me 440 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, tek të cilët është konfirmuar prania e koronavirusit, numri i përgjithshëm arriti në 20.372.

LEXO EDHE:

Back to top button