FIFA, Maqedonia mbyll vitin në vendin e 65-të

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mbetet në vendin e 65 në renditjen e fundit të FIFA-s. Pas suksesit historik dhe kualifikimit në Kampionatin Evropian, Maqedonia mbetet në vendin 65-të, më shumë për shkak të disfatës ndaj Armenisë në Ligën e Kombëve. Nga kundërshtarët e Maqedonisë në eliminatoret e Botwrorit “Katar 2022”, Kampionatin Evropian, kombwtarja e Gjermanisw është në vendin e 13-të, Rumania e 37-ta, Islanda në vendin e 46, ndërsa Armenia është në vendin e 99-të, derisa Lihtenshtajni në vendin e 181.

Kombëtarja e Shqipërisë është një pozita pas Maqedonisë, në vendin e 66-të, ndërsa Kosova u ndal në vendin e 117-të.

Ndërkohë nuk ka ndryshime në kreun e renditjes së fundit për vitin 2020. Në vendin e parë u ndal Belgjika, para Francës, Anglisë dhe Portugalisë, ndërsa në mesin e 10 kombëtareve më të mira janë edhe Spanja, Argjentina, Uruguai, Meksiko dhe Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button