Sulmuesi kumanovar firmos me Tiranën

Taulant Seferi është goditja e madhe e Tiranës në merkaton e janarit. “Bardheblutë” arritën akordin me Jang Bojsin për huazimin e sulmuesit shqiptar deri në fund të sezonit.

“Kisha parakontrate me një ekip në Zvicër. Isha në shtëpi dhe në një çast më mori në telefon Osmani, drejtori sportiv i Tiranës. Patëm një bisedë të mirë, e njoh që më parë. Të nesërmen më erdhi oferta zyrtare dhe nuk ishte e vështirë për të ardhur këtu. Tirana është një klub i madh, ka një tifozeri të zjarrtë në Ballkan. Nuk jam menduar shumë për ardhjen këtu, Tirana është një klub i madh dhe besoj do e ndihmojmë njëri-tjetrin. I kam parë disa ndeshje kryesore të Superiores, ka kualitet më të mirë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Besoj se do përshtatem shpejt, pres të fitoj një eksperiencë të mirë dhe rezultate të mira. Do jap maksimumin, shpresoj të dalim të gjithë të kënaqur në fund.

Derbi? Mezi po pres të luaj, por nesër do të bëj stërvitjen e parë dhe po mendojmë për Kastriotin. Më pas do mendojmë për Partizanin, besoj se do të jem i gatshëm“, deklaroi sulmuesi 24-vjeçari nga Kumanova.

LEXO EDHE:

Back to top button