Gjermania regjistron mbi 18 mijë raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani 410 persona humbën jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke shënuar shifrën më të lartë të vdekjeve ditore që nga prilli.

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) i cili kryen punime në fushën e sëmundjeve infektive, thuhet se me 410 vdekjet e fundit numri i viktimave ka arritur në 14.771.

Ndërkohë në testet e kryera në 24 orët e fundit janë regjistruar 18.633 raste pozitive.

Me rastet e reja numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 961.320.

LEXO EDHE:

Back to top button