Gjermania regjistron mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani kanë humbur jetën 861 persona si pasojë e COVID-19. Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), me 861 vdekjet në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 57.981 dhe me 6.114 raste të reja numri i rasteve arrin në 2.228.085. Numri i të sëmurëve që ndodhen në kujdesin intensiv për shkak të COVID-19 arrin në 4.322 prej të cilëve 2.350 janë të intubuar. Deri më tani në vend kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsej 2.467.918 persona, ku 1.935.356 prej tyre janë persona që kanë marrë dozën e parë dhe 532.562 dozën e dytë të vaksinës.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button