Mandl: Njohja e Kosovës nga Izraelit sinjal për shtetet e BE-së

Deputeti i Parlamentit Evropian, austriaku Lukas Mandl ka komentuar njohjen e Kosovës nga Izraeli. Mandl thotë se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Izraelit ka domethënie të madhe.

- Advertisment -

Mandl thekson se kjo njohje nga Izraeli është edhe një sinjal i qartë për shtetet e Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Shteti i Izraelit do ta pranoi Republikën e Kosovës, e cila është shteti më i ri i Evropës. Meqenëse ndjej miqësi ndërmjet Austrisë, Izraelit dhe Kosovës, ky hap do të thotë shumë për mua. Gjithashtu ky është një sinjal i qartë për ato Shtete Anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka shkuar Mandl në Twitter.

Ndërsa pas paralajmërimit të vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem erdhi edhe reagimi i BE-së, të cilët thonë se ambasadat e vendeve të BE-së duhet t’i kenë ambasadat në Tela Aviv.

Gjatë së hënës, më 1 shkurt edhe zyrtarisht Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike. Kjo njohje erdhi pas marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington e që ndërmjetësues ishte ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dondald Trump.

LEXO EDHE:

Back to top button