Igor Spasov u arrestuar në Bullgari për dhunë në familje

Igor Spasov u arrestua në Bullgari pas raportimeve për dhunë në familje, raportojnë mediumet bullgare. Gjatë kontrolleve të policisë është konstatua se ai po kërkohej nga Interpoli, transmeton Alsat. Igor Spasov kishte hyrë në Bullgari përmes Turqisë. Ministria e Punëve të Brendshme në Bullgari ka konfirmuar rastin pa dashur të jep detaje në lidhje me rastin.

Ish polici maqedonas, Igor Spasov është i dënuar për vrasjen e Martin Neshkoskit, i cili kërkohej me fletë arrest ndërkombëtarë. Ai u arrestua në orët e pasdites në lagjen Mlladost në Sofja.

Spasov është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e Neshkoskit që ndodhi në qendrën e Shkupit, gjatë festimeve pas fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2011. MPB kishte lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë në vitin 2019, pasi që i dënuari Spasov nuk u kthye në burg pas mbarimit të mjekimit. Në faqen e internetit të MPB-së thuhet se Spasovski kërkohet për vuajtjen e dënimit prej 7 vjet e tre muaj.

LEXO EDHE:

Back to top button