Më pakë viktima, më shumë të infektuar brenda një jave nga Kovid-19

Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik në periudhën prej 25 deri më 31 janar janë testuar gjithsej 13.742 materiale në laboratorët në të cilët po zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për prani të SARS-CoV-2, me rritje prej 24,5 për qind në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 2.036 raste të reja pozitive nga 33 qytete në vend me rritje prej 17,9 për qind në raport me javën e kaluar.

- Advertisment -

Janë paraqitur 64 raste të vdekjes nga 18 qytete, me ulje prej 7,2 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Raporti javor i Institutit për shëndet publik për gjendjen me Kovid-19 për periudhën prej 25 deri 31 janar, si dhe gjendja kumulative publikohen në ueb faqen e Institutit për shëndet publik: http://iph.mk/.

LEXO EDHE:

Back to top button