Gjermania sfidon Japoninën me Tomas Mulerin në sulm

Kombëtarja e Gjermanisë do të përballet sot me Japoninë në stadiumin “Khalifa International” në Doha. Kjo sfidë do të hapë zyrtarisht ndeshjet e Grupit E dhe padyshim që do ta bëjë këtë me synimin për t’i konfirmuar gjermanët si një nga kandidatët për fitoren përfundimtare të turneut.

Me këtë rast, trajneri Hansi Flik do të rreshtohet në fushë me skemën 4-2-3-1, ku përpara Nojerit do të jenë Kehrer, Sule, Rudiger dhe Raum, ata që do të ngrenë murin mbrojtës.

Gündogan, favorit ndaj Goretzkës, do të kompletojë dyshen e gjysmëmbrojtësve me Kimihun, ndërsa Tomas Muller do të veprojë si sulmuesi i vetëm i deklaruar, i mbështetur nga një treshe e përbërë nga Hofmann, Musiala dhe Gnabri. Nga stoli do ta nisë Havertz.

Në kahun e kundërt, Hajime Moriyasu do të sillet kështu taktikisht. Përpara Gondas do të organizojë një vijë mbrojtëse që do të përfshijë Tomijasu dhe Joshida në qendër, me Sakai dhe Nagatomo të thirrur për të ruajtur krahët.

Në hapësirën e mesfushës ka vend për Endo dhe Tanaka, me Morita jo në më të mirën e tij, ndërsa Jun’ja Ito, Kamada dhe Minamino do të formojnë treshen ofensive për të mbështetur qendërsulmuesin që duhet të jetë Asano, përpara Take Kubo-s.

LEXO EDHE:

Back to top button